E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në minierat e Bulqizës, ku një punonjës 57-vjeçar, Bashkim Keta, ka ndërruar jetë gjatë ushtrimit të detyrës së tij si roje. Sipas dyshimeve paraprake, 57-vjeçari dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, duke rënë në stogun e kromit në minierë. Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës janë nisur menjëherë në vendngjarje për të konstatuar rrethanat e ngjarjes dhe për të nisur hetimet. Ngjarja ngre shqetësime për sigurinë në miniera, veçanërisht për punonjësit që operojnë në zona me rrezik të lartë dhe kushtet e vështira të punës.
Burimi:
gijotina.com