E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Berat-Rroshnik, në fshatin Duhanas. Një 40-vjeçar, që po lëvizte nga fshati Duhanas në drejtim të Beratit, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën anësore të saj. Përplasja ka qenë fatale dhe 40-vjeçari Sajmir Rripi ka gjetur vdekjen e mënjëhershme në momentin e aksidentit. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbardhur të gjitha rrethanat e saj. Viktima është dërguar me ambuancë drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do i nënshtrohet edhe autopsisë mjeko-ligjore. gijotina.com/