E rëndë/ Ishte duke rikonstruktuar banesën, bie aksidentalisht nga skela dhe humb jetën 50-vjeçari
Një 50-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Berat ditën e sotme, 12 shkurt, pasi ka rënë nga skela teksa rikonstruktonte një banesë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë. Dyshohet se aksidentalisht, gjatë punimeve ka rënë nga skela shtetasi me iniciale P. M., 50 vjeç, dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. NJOFTIMI Berat / Informacion paraprak Rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një banese, ka rënë nga skela shtetasi P. M., 50 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po...
Burimi:
ntv.al