E rëndë, i riu humb jetën pasi mjeti bujqësor i kalon sipër trupit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Peshtan Bregas Administrative Frakull, Bashkia Fier, ku një 36-vjeçar, i identifikuar si Hamza Duraj, ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes dhe Drejtoria Vendore e Policisë Fier, i riu po punonte tokën me frezë kur dyshohet se është penguar aksidentalisht dhe ka rënë në tokë. Në ato momente, mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar plagë fatale dhe vdekje të menjëhershme. Trupi i pajetë u gjet nga familjarët, të cilët, pasi nuk morën përgjigje nga i riu, njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe ambulanca, por fatkeqësisht 36-vjeçari kishte ndërruar jetë që në vendin e ngjarjes. Aktualisht, trupi ndodhet...
Burimi:
gijotina.com