E rëndë/ Ekzekutohet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali, pas një konflikti në lokal…(EMRI)

E rëndë/ Ekzekutohet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali, pas një konflikti në lokal…(EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri shqiptar vetëm 25 vjeç është vrarë me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Kevin Muharremi, i cili është qëlluar ndërsa ishte në makinë. Ngjarja ka ndodhur në Montecalvoli, rreth orës 5 të mëngjesit të kësaj të shtune, më 14 shkurt. Ekzekutimi ka ndodhur pas një sherri që i riu ka pasur në një klub nate në Valdera. Muharremi po udhëtonte me një mik, kur i ulur në sediljen e pasagjerit, ai u godit nga plumbat e qëlluar nga një makinë tjetër që me sa duket u ndal pranë tij dhe më pas u largua shpejt pasi qëlloi.