E reja u vetëplagos me armë në dhomën e hotelit të të dashurit të saj, nëna e 22-vjeçarit: E gjetëm në rrugë
Zbardhen detaje nga ngjarja e ndodhur pak pas mesnate në Tiranë, ku një 18-vjeçare, u vetëplagos me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15. Sipas dëshmisë, vajza ka qenë në dhomë te hoteli i të dashurit të saj Erisjaldo Gjuta, ndërsa ky i fundit ishte me familjen në katin e parë, në barin e hotelit. Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se këta të fundit kanë dëgjuar të shtëna me armë dhe pasi janë ngjitur në dhomën e hotelit kanë gjetur të rënë të plagosur. Nëna e të dashurit të 18-vjeçares, Natalia Murtati, dhe nipi i saj e kanë dërguar vajzën në spital duke thënë se e kanë gjetur në rrugë të plagosur dhe e kanë ndihmuar, duke mos dashur që të tregojnë...
Burimi:
top-channel.tv