E reja u vetëplagos me armë në biznesin e tyre, zbardhet dëshmia e familjes Gjuta: E gjetëm në rrugë, kishim frikë mos…
hotel gjuta TIRANË- 18-vjeçarja Natalia Murtati e cila u vetëplagos me armë zjarri pas mesnate ndodhet në gjendje stabël në spitalin e Traumës, koshiente. Ngjarja ndodhi në hotel "Gjuta", ku ndodhej me të dashurin e saj, Erisjaldo Gjuta, aktualisht në kërkim nga policia. E reja i është nënshtruar një operacioni në kraharor gjatë natës dhe mjekët i kanë hequr predhën e plumbit. Në dëshminë e dhënë pasi është përmendur është shprehur se "kam gabime në jetë dhe desha të vras veten", por pa dhënë detaje të tjera për rrethanat që çuan të ndërmarrë aktin. Megjithatë, 18-vjeçarja do të merret në pyetje sërish, në një moment të dytë kur të ketë dalë nga salla e reanimacionit. Nga ana tjetër, janë marrë në pyetje edhe anëtarët e familjes Gjuta, të...
Burimi:
zeri.ai