E pushuan nga puna se kërkoi pagën e saj, 40-vjeçarja kërcënon të hidhet nga vinçi në Berat
Elona Bregu BERAT- Një 40-vjeçare nga Kuçova ka hipur në majë të një vinçi në zonën e ish-Uzinës në Berat, duke kërcënuar se do t’i japë fund jetës. Sipas informacioneve paraprake, gruaja pretendon se është pushuar nga puna në një kompani pastrimi dhe se prej dy muajsh nuk ka marrë pagën. Bëhet fjalë për Elonën Bregu, e cila kishte protestuar së bashku me dy kolege të tjera për mosmarrjen e rrogave. Pas protestës, ato janë njoftuar se janë pushuar nga nga puna. Lajmin e ka konfirmuar dhe njëra nga koleget e Elonës, e cila shprehet se u hoqën nga puna se kërkuan rrogën e tyre. “Nuk na kanë dhënë rrogën dhe na hoqën nga puna. Ne të tre që ishim në bashki, na hoqën. Na...
Burimi:
zeri.ai