“E porositur nga jashtë”-Vrasja e Jani Aliajt, media greke: Me urdhër të mafies! Dyshohet e njëjta ‘dorë’ që vrau Artur Bashimi!
jani aliaj-artur bashimi GREQI- Jani Aliaj është shqiptari i cili mbeti i vrarë brenda burgut Korydallos në Greqi, teksa mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një vrasje me pagesë për hakmarrje, ndërsa autori rezulton të jetë një 28-vjeçar grek, i konsideruar vrasës me pagesë. Autori i dyshuar i krimit dyshohet të jetë kreu i dyshuar i të ashtuquajturës mafia e burgut të Korydallos, i cili është dënuar për vrasje. Disa muaj më parë, i dyshuari ka pasur nën kontroll një zonë të burgut dhe ka qenë në kërkim të shqiptarit Jani Aliaj. Në atë kohë, ai nuk kishte arritur ta gjente atë dhe plani i vrasjes u anulua përkohësisht. Më në fund, ai dyshohet se i dha urdhrin të burgosurit grek i cili e vrau me dy plagë thike....
Burimi:
zeri.ai