E plagosën për një vajzë, 45-vjeçari ndërron jetë në spital

E plagosën për një vajzë, 45-vjeçari ndërron jetë në spital

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, 45-vjeçari i cili u plagos të martën në Shijak nga dy kushërinj. Dorian dhe Indrit Ferra të martën në mbrëmje i shkuan në shtëpi Denis Çumanit dhe pasi e kanë dhunuar fizikisht kanë qëlluar me armë drejt tij dhe plumbi i ka përshkuar trupin tejpërtej, duke i shkaktuar plagë të rënda. Shkak i konfliktit ka qenë një vajzë. Çumani i kishte dërguar mesazhe asaj, ndërkohë që ajo ishte në një lidhje me Dorian Ferrën. Pak ditë më parë, vajza ishte takuar me Dorianin dhe kishin frekuentuar një lokal, ku gjatë kësaj kohe ajo ka marrë sërish mesazhe nga Çumani, të cilat janë vënë re nga Ferra. Pas shoqërimit të vajzës në banesë, Dorian Ferra ka marrë kushëririn e...