E pazakontë në bregdetin e jugut/ Peshkaqeni ‘dhelpër’ kapet në Borsh
Në bregdetin e jugut është raportuar një rast i pazakontë, ku në rrjetat e peshkatarëve në zonën e Borshit ka rënë një peshkaqen i tipit dhelpër, me gjatësi rreth 2 metra dhe peshë afro 35 kilogramë. Sipas peshkatarëve lokalë, kjo specie haset herë pas here në brigjet shqiptare, por kapje të tilla mbeten të rralla dhe kanë ngjallur interes të madh mes banorëve dhe pushuesve të zonës. Menjëherë pas nxjerrjes në breg, dhjetëra qytetarë janë afruar për të parë nga afër dhe për të fotografuar peshkaqenin e kapur. Peshkatarët theksojnë se, ndonëse deti i Jonit është i pasur me lloje të ndryshme peshqish, raste të tilla vazhdojnë të mbeten të pazakonta.
Burimi:
sot.com.al