E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani

Një rast i pazakontë ka rikthyer debatin mbi ligjet e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, pasi shqiptari Klevis Disha ka fituar të drejtën për të qëndruar në vend, duke argumentuar se deportimi do të kishte pasoja të rënda për djalin e tij. Disha, 39 vjeç, kishte hyrë ilegalisht në Britani në vitin 2001 si i mitur dhe kishte përdorur identitet të rremë për të kërkuar azil. Pavarësisht se kërkesa e tij fillestare u refuzua, pas një procesi të gjatë ai përfitoi leje qëndrimi të përhershme në vitin 2005 dhe krijoi familje me një partnere me origjinë shqiptare, me të cilën ka dy fëmijë. Problemet ligjore nisën në vitin 2017, kur ai u dënua me dy vite burg pasi u kap me 250 mijë paund të...