“E paligjshme…jeni të barabartë me ta”, shpërthen Braçe: Eskortat zyrtare ‘shmangin’ trafikun, s’presin si qytetarët (VIDEO)
erion brace TIRANË- Trafiku në Tiranë është kthyer në një problematikë me të cilën qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë. Lidhur me këtë, deputeti socialist, Erion Braçe ka postuar një video në rrjete sociale, ku reagon ashpër për hyrjen e eskortave zyrtare dhe policinë në mes të radhës së automjeteve. Sipas Braçes, kjo 'hyrje brutale' është e paligjshme, teksa kërkon të respektohet barazia mes zyrtarëve dhe qytetarëve. Postim i Braçes: TIRANA E MADHEZOTERINJ UDHEHEQESA A MUND TE RRINI NE RRADHE?E KENI PROBLEM TE PRISNI SI TE GJITHE?Shtetas tuajet jane keta qe presin ne rradhen e trafikut e sipas kushtetues e ligjit jeni te barabarte me ta!Kjo hyrja brutale ne mes te rradhes, ne nje rruge me dy korsi, duke shtyre ne cepa e ne nje ane...
Burimi:
zeri.ai