“E pabesueshme, por lajmi i zi nuk njeh skonto”, Preç Zogaj tregon njohjen dhe miqësinë me publicistin që u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare
Studiuesi Preç Zogaj ka treguar se si është njohur me gazetarin dhe publicistin Namir Lapardhaja, i cili u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 40-vjeçare. Zogaj rrëfen se e takoi për herë të parë në Panairin e Librit, kur ai ishte student, dhe më pas vazhduan miqësinë e tyre ndër vite, të lidhur nga vizionet e ngjashme politike dhe kulturore. Ai shtoi se ndarja e tij nga jeta në kulmin e energjive krijuese e privon kulturën tonë nga një mendje e hapur dhe nga një penë brilante, e cila, sipas Zogajt, do të kishte dhënë shumë për pasurimin e saj. “E pabesueshme, por lajmi i zi nuk njeh skonto. Miku im shumë dashur, Namir Lapardhaja, ka mbyllur sytë sot në kulmin e moshës....
Burimi:
top-channel.tv