E mbuluar me çadër, Ajola Xoxa rikthehet në SPAK, qëndron vetëm disa minuta
Ajola Xoxa TIRANË-Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Xoxa ka mbërritur në ambientet e SPAK në kuadër të masës së sigurimit“detyrim paraqitje”. Ajo ka qëndruar vetëm pak minuta dhe është larguar pa u prononcuar për gazetarët. Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Bashkëshortja e Erion Veliajt akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive,...
Burimi:
zeri.ai