E kishin kthyer banesën në laborator ekstazie, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë

E kishin kthyer banesën në laborator ekstazie, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë

Finalizohet si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Blue Punisher”. Kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre, për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen, vihen në pranga 2 shtetas (të afërm). Sekuestrohen 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA). Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të një procedimi penal në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Blue Punisher”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, banues në Tiranë (të afërm). Gjatë...