E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd

E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd

Motra e Fredi Lamajt ka reaguar për herë të parë publikisht, duke mohuar akuzat e bëra në media nga shtetasi Altin Mecaj, sipas të cilave vëllai i saj dyshohet se e ka dhunuar. Ajo hedh poshtë akuzat duke deklaruar se e ka kallëzuar për përndjekje. E motra thekson se Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe se kjo, sipas saj, mund të faktohet. Reagimi vjen pas disa ditësh deklaratash publike të Altin Mecajt, të cilat ajo i cilëson si të pavërteta dhe denigruese. Ajo sqaron gjithashtu se pretendimi i Mecajt se ndaj saj ka bërë vetëm një koment në Facebook nuk qëndron. Sipas saj, ajo ka qenë subjekt i mesazheve private të shumta, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë...