Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
E kallëzoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim Q. D., 40 vjeç, banues në fshatin Mamëz. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite e 8 muaj burgim, ku i kanë mbetur për vuajtje 3 vite, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprat penale: “Dhuna në familje“, “Ngacmimi seksual“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit“. Në prill të vitit 2024,...