E emëroi Kryeinspektor/ Nga “gjel deti pusho” e ktheu në ‘gjel deti këndo’, ja si e tallte Edi Rama Dashnor Sulën (Video)

E emëroi Kryeinspektor/ Nga “gjel deti pusho” e ktheu në ‘gjel deti këndo’, ja si e tallte Edi Rama Dashnor Sulën (Video)

Dashnor Sula, ish-deputet i PD-së, i cili është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm është etiketuar si ‘gjel deti’, apo ‘bedel’ nga kryeministri Edi Rama për të cilin sot punon. Një detyrë të cilën Sula e mohoi pak javë më parë, duke thënë se nuk e kishte idenë se pse po raportohej, por që sot doli gënjeshtar. “Në radhë të parë sa më ka blerë? Sa miliona euro?” pyeste Dash Sula në media duke e mohuar kategorikisht lajmin se ai do të ishte Kryeinspektor i Përgjithshëm pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit. “Kam zero telefonatë, takim, ofertë për këtë rast që po flisni. Po të kisha një emërim. Kam 20 vjet në politik dhe jam faqebardhë. Jam me zero akuza. Nuk është e vërtetë. Nuk jam njeri që...