E diela me diell/ Si parashikohet moti, javën e ardhshme nisin ditët e ngrohta
Duke nisur nga dita e diel, nis përmirësimi i motit në vendin tonë, pas shumë ditësh me shi. Sinoptikania Elida Maloçali, në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Top Channel, tregoi sesi do të jetë moti në ditët në vijim. “Ditën e shtunë vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushtet atmosferike relativisht të paqëndrueshme me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e jugut, por nuk do të mungojnë dhe shtrëngatat e afatshkurta kryesisht përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë nga drejtimi na kuadrati i jugut me shpejtësi 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era do të fitojë shpejtësi deri 15 m/s, duke bërë që valëzimi në det të jetë i forcës 3-4 ballë. Përmirësim të kushteve atmosferike pritet nga dita...
Burimi:
top-channel.tv