E diel me mot të paqëndrueshëm vranësira, reshje shiu dhe borë në zonat malore

E diel me mot të paqëndrueshëm vranësira, reshje shiu dhe borë në zonat malore

Për ditën e diel, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me kthjellime të herëpashershme. Reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe periodike, duke nisur që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit dhe më pas do të shtrihen gradualisht në pjesën tjetër të territorit. Lokalisht, reshjet mund të shfaqen në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, reshjet me intensitet të ulët do të përqendrohen kryesisht në veri dhe pjesërisht në zonat malore të juglindjes. Në orët e mbrëmjes, reshjet e shiut do të ndërpriten në të gjithë vendin. Në zonat malore mbi 900–1000 metra në verilindje dhe juglindje parashikohen reshje...