E dënuar në Greqi? KLGJ “i pasoi topin”, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

E dënuar në Greqi? KLGJ “i pasoi topin”, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

irena gjoka TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur zyrtarisht sot shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka, pas vendimit të KLGJ-së që vendosi t'ia kalojë çështjen për kompetencë ILD-së. Më datë 30 janar, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me 6 vota kundër dhe 4 pro, të mos e pranojë projektvendimin për te Komisioni i Karrierës, duke sqaruar se kjo vendimmarrje i takon ILD.  Sipas procedurës, pas përfundimit të hetimit nga ILD, çështja mund t’i rikthehet KLGJ-së, e cila më pas do të vendosë nëse do të shqyrtojë mundësinë e ndërprerjes së statusit të gjyqtares ose marrjen e masave të tjera disiplinore, në varësi të gjetjeve. Por çfarë ka ndodhur me çështjen e Irena Gjokës? PD ka kallëzuar Irena Gjokën në Prokurorinë e Përgjithshme për falsifikim të formularit të dekriminalizimit,...