Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
E dënuar me 7 vite burg, ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja nga Pogradeci
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Marjana Gjonaj 42 vjeç është ekstraduar nga Spanja. Gjonaj akuzohet për "mashtrim" me pasoja të rënda. Ndaj saj Gjykata e Pogradecit në vitin 2019 ka dhënë dënimin me 7 vite burg. Njoftimi i policisë: Ekstradohet nga Spanja, një shtetase e dënuar me 7 vjet burgim, për mashtrim me pasoja të rënda. Në vijim të bashkëpunimit të konsoliduar ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Spanjë dhe në Gjermani, u finalizuan në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedurat për ekstradimin: -nga Spanja, në Shqipëri, të shtetases Marjana Gjona, 42 vjeçe, e cila është dënuar në vitin 2019, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda;