E dënuar me 10 vite burg në Gjermani për trafik droge, arrestohet në Tiranë 19-vjeçarja
PAMJE NGA ARRESTIMI TIRANË-Një 19-vjeçare e dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për trafik droge është arrestuar në Tiranë. Shtetësja gjermane Maryam Assaf, kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestimi i saj u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, faza e 85-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. E dënuar me 10 vjet burgim, në Gjermani, për krime në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë 19-vjeçarja. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe falë shkëmbimit të...
Burimi:
zeri.ai