E bllokuar nga reshjet e dëborës, hapet rruga në Qafë Thore
Pas një pune intensive që zgjati gjatë gjithë natës, është bërë e mundur hapja e rrugës në Qafë Thore. Temperaturat e ulëta, që zbritën deri në -10°C, kanë ndihmuar në stabilizimin e dëborës, duke lehtësuar ndërhyrjen e mjeteve borëpastruese. Autoritetet bëjnë me dije se tashmë është hapur qarkullimi nga Theth në drejtim të Bogë dhe ka nisur lëvizja e automjeteve në këtë segment malor. Kontraktori i mirëmbajtjes po vijon punën në terren me mjete borëpastruese, duke kryer kriposjen dhe zgjerimin e pjesës kaluese, me synim garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt për drejtuesit e mjeteve. Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të jenë të pajisur me zinxhirë, për shkak të pranisë së akullit dhe temperaturave të ulëta në zonë....
Burimi:
top-channel.tv