E bllokuar në banesë, forcat zjarrfikëse shpëtojnë të moshuarën në Vlorë
Një grua e moshuar 85-vjeçare është shpëtuar nga punonjësit e zjarrfikëses pasi ndodhej e vetme në banesën e saj dhe nuk mund të lëvizte. E moshuara kishte rënë në shtëpi dhe kërkonte ndihmë, por nuk ishte në gjendje të ngrihej apo të hapte derën e jashtme. Për shkak të derës së blinduar dhe pamundësisë së 85-vjeçares për ta hapur atë, punonjësit e zjarrfikëses u detyruan të ndërhyjnë nga tarraca e pallatit. Ata zbritën në ballkonin e banesës ku jetonte e moshuara dhe më pas arritën të hapnin derën për të hyrë brenda. Pas ndërhyrjes, zjarrfikësit i dhanë ndihmën e parë dhe e transportuan 85-vjeçaren në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv