E-Albania vijon thuajse plotësisht jashtë funksionit, qytetarët dhe bizneset nuk marrin dot shërbimet e nevojshme

E-Albania vijon thuajse plotësisht jashtë funksionit, qytetarët dhe bizneset nuk marrin dot shërbimet e nevojshme

Prej më shumë se një jave portali qeveritar e-Albania vijon të ketë probleme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Këto probleme vijojnë të shfaqen edhe këtë të diel, ku sërish vështirësitë hasen si për qytetarët për të aksesuar platformën, por edhe për bizneset. Në një njoftim që shfaqet në faqen zyrtare të e-Albania vijon të shfaqet njoftimi: Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile gjatë ditës së sotme do të realizojë një operacion mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të realizojë operacione mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj.  Ju informojmë se gjatë këtyre proçeseve mund të ketë ndërprerje të përkohshme apo ngadalësime në marrjen e të dhënave përmes ndërveprimit me Regjistrin Kombëtar të...