Dyshohet se u vetëmbyt në lumin Osum, nxirret trupi i pajetë i 58-vjeçares në Berat

Dyshohet se u vetëmbyt në lumin Osum, nxirret trupi i pajetë i 58-vjeçares në Berat

Është nxjerrë trupi i pajetë i 58-vjeçares që dyshohet se u vetëmbyt në Lumin Osum mbrëmjen e djeshme. Kanë qenë familjarët ata që kanë nxjerrë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje trupin e pajetë të gruas. Sipas deklarimit të familjarëve, shtetasja vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe ishte larguar nga banesa prej ditës së djeshme rreth orës 19:00. Njoftimi i policise Rreth orës 07:40, është nxjerrë nga familjarët, nga ujërat e lumit Osum, trupi i pajetë i shtetases M. M., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëmbytur në lumë. Sipas deklarimit të familjarëve, shtetasja vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe ishte larguar nga banesa, dje, rreth orës 19:00. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin...