Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë
Një 47-vjeçar në Tiranë ka qëlluar veten me armë zjarri mbrëmjen e sotme rreth orës 21:40. Policia e Tiranës njofton se 47-vjeçari dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij në rrugën “Sotir Caci”. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com