Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri, ndërron jetë 47-vjeçari në Tiranë
Një 47-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri mbrëmjen kësaj të hëne në Tiranë. Policia njofton se arma e zjarrit u sekuestrua, ndërsa po hetohet për rrethanat e ngjarjes. “Më datë 09.03.2026, rreth orës 21:40, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij në rrugën “Sotir Caci” shtetasi B. G., 47 vjeç. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”-njofton policia. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv