Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador

Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador

Gjyqtari penal i Guajakilit, Ángel Tapia, u arrestua më 13 mars 2026 në veri të qytetit nën dyshimet për ndikim të paligjshëm dhe lidhje të mundshme me struktura të krimit të organizuar, përfshirë një rrjet të njohur si pjesë e mafies shqiptare në Ekuador. Tapia ishte pezulluar më parë nga Këshilli i Gjyqësorit që prej 18 janarit, pas pranimit të një kërkese “habeas corpus” për lirimin e një të dyshuari të njohur si “Odin”, i lidhur me një organizatë kriminale të drejtuar nga Jezdimir Srdan. Prokuroria pretendon se gjatë periudhës së pezullimit, Tapia i është afruar një gjyqtareje tjetër për të ndikuar në lirimin e një të pandehuri në një çështje për zhvatje dhe rrëmbim, një veprim që konsiderohet ndërhyrje e paligjshme në sistemin e...