Dyshohet se po drejtonte makinën në gjendje të dehur, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë-Delvinë, në afërsi të fshatit Stjar, përballë fshatit Mavropull. Siç raporton gazetarja e Top Channel Entjola Budo, një makinë tip Toyota që drejtohej nga shtetasi Fatmir Kuci ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në kanal. Për rrjedhojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit Fatmir Kuci dhe pasagjerja shtetasja Kano Kuci. Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila i ka transportuar në urgjencën e Sarandës për ndihmë mjekësore. Sipas bluzave të bardha janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut. Sherbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme. Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i mjetit të ketë qenë në gjendje të dehur. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv