Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja 2-muajshe nga Korça
Ka ndërruar jetë foshnja 2 muajsh që u dërgua me urgjencë drejt kryeqytetit një ditë më parë për mjekim më të specializuar për shkak të gjendjes kritike. Mësohet se foshnja ndërroi jetë disa orë pas mbërritjes në kryeqytet, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur të jetojë. Nga ana e grupit hetimor, konfirmohet se materialet për rastin janë dërguar në prokurorinë e Korçës, ku gjatë hetimeve do të zbulohet nëse shkak i vdekjes ka qenë kequshqyerja apo ndonjë problem tjetër shëndetësor që foshnja mund të ketë patur që në lindje. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv