Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 71-vjeçari në Fier
Një 71-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në Fier. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin M. M., 71 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë. Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin M. M., 71 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin P. G., 49 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal...
Burimi:
top-channel.tv