Dyshohet se ngacmoi një të mitur, procedohet 74-vjeçari në Kuçovë
Një 74-vjeçar është proceduar pasi dyshohet se ka ngacmuar një të mitur në Kuçovë. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 74 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë. Njoftimi i plotë i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Berat Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. R., 24 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në lagjen “30 Vjetori”, Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, aksidentoi këmbësoren shtetasen R. M., 74 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet...
Burimi:
top-channel.tv