Dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, AMP ndalon oficerin e policisë së Tiranës

Dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, AMP ndalon oficerin e policisë së Tiranës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Tiranës ka ndaluar punonjësin e policisë, nënkomisarin me iniciale A. E., pas akuzave për shpërdorim detyre. Dyshohet se ai nuk ka vepruar sipas ligjit për rastin e një personi, i cili mbante shkop metalik në makinën e tij. “A. E., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga nenet 248 dhe 301 i Kodit Penal. Ndalimi i tij u bë i mundur pasi në datën 10.03.2026 ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit H.SH, të cilit gjatë kontrollit teknik iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë. Gjatë kryerjes së...