Dyshohet se braktisi fëmijët e mitur/ “Kurth nga ish-vjehrra”, reagon nëna: Nuk është vërtetë. Punoj për të paguar qiranë dhe për t’i ushqyer
Blerina Basha, nëna e tre fëmijëve, 5, 10 dhe 12 vjeç, tregon situatën e vështirë që po kalon si nënë e divorcuar prej pesë vitesh dhe përballjen me denoncimin e ish-vjehrrës. “Nuk i braktisa. Isha në punë. Punoj si banakiere në një lokal dhe i lë të tre fëmijët bashkë kur shkoj në punë. Paguhem 400 mijë lekë në muaj dhe paguaj 300 mijë qiranë e shtëpisë. Nuk kam të ardhura të mjaftueshme për t’i rritur dhe ushqyer fëmijët, nuk mund të jem gjithmonë pranë tyre“, ka deklaruar ajo. Blerina shpreh shqetësimin e saj për denoncimin nga ish-vjehrra, të cilin e quan një “kurth”. “Si mund ta braktis fëmijët, kur unë vetë punoj për ta? Më ka hyrë pa leje në shtëpi dhe ka mësuar...
Burimi:
top-channel.tv