Dyndje në plazhin e Durrësit/ Jo vetëm nga Tirana, vizitorë nga Elbasani dhe Kosova në qytetin bregdetar

Dyndje në plazhin e Durrësit/ Jo vetëm nga Tirana, vizitorë nga Elbasani dhe Kosova në qytetin bregdetar

Pas një jave të mbizotëruar nga reshjet e shiut, përmbytjet dhe moti i paqëndrueshëm, kjo e diel me diell ka sjellë një tjetër panoramë në bregdetin e Durrësit. Shëtitorja dhe brezi ranor në zonën e plazhit janë mbushur me qytetarë që zgjodhën të rikthehen pranë detit për të shijuar fundjavën. Bregdeti ofroi një atmosferë krejt ndryshe nga ditët me shi, atë të një dite pranvere. Moti i kthjellët riktheu gjallërinë tipike të fundjavave në zonën bregdetare. Edhe pse sezoni turistik është ende larg, sa herë që moti premton diell dhe qetësi, fundjavat e kthejnë bregdetin e Adriatikut në destinacionin e parë për banorët e Durrësit, Tiranës, Elbasanit, si dhe Kosovës e vendeve të tjera të rajonit. Top Channel