Dy viktimat e aksidentit në Lezhë, të afërmit e kryebashkiakut, Pjerin Ndreu: Ngjarje tronditëse

Dy viktimat e aksidentit në Lezhë, të afërmit e kryebashkiakut, Pjerin Ndreu: Ngjarje tronditëse

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas aksidentit të ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Lezhë ku humbën jetën polici Petrit Florini dhe bashkëshortja e tij, Elona Florini. Përmes një postimi në Facebook, Ndreu shpreh ngushëllime duke e cilësuar ngjarjen si një goditje të rëndë për të gjithë familjen. ‘Petrit Florini, djali i tezes time me bashkëshorten Elona Florini, sot humbën jetën tragjikisht në një aksident në Lezhë! Një ngjarje tronditëse për të gjithë ne! U prehshi në paqe Petrit dhe Elona‘, shkruan Ndreu. Top Channel