Dy të tretat e të rinjve përdorin inteligjencë artificiale për të mësuar, a është Ballkani gati?
FOTO ILUSTRUESE SHKUP-Rreth dy të tretat e të rinjve përdorin tashmë programe të inteligjencës artificiale për të mësuar, për të shkruar tekste ose për të kërkuar informacion. Po a është sistemi arsimor gati për këtë transformim teknologjik? Në një klasë në qytetin e Kriva Palanka në Maqedoninë e Veriut, mësuesi Dobri Jovevski po përgatit orën e tij të ardhshme të matematikës. Në vend që të kërkojë për një kohë të gjatë nëpër libra dhe materiale, ai hap një nga programet e inteligjencës artificiale. Dhe brenda pak minutash gjeneron detyra për nxënës me nivele të ndryshme njohurish. "Inteligjenca artificiale mund ta përmirësojë realisht arsimin nëse përdoret me mençuri dhe me një qëllim të qartë pedagogjik,” thotë mësuesi. "Inteligjenca artificiale më ndihmon të përgatis materiale më shpejt dhe të...
Burimi:
zeri.ai