Dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali, ja mesazhi i familjes
Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në Itali i ka marrë jetën dy të rinjve shqiptarë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Viktimat janë identifikuar si Blendi Syla, 20 vjeç, dhe Robert Daçi. Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë është përplasur me një kamion. Përplasja ka qenë fatale për dy pasagjerët shqiptarë, të cilët janë nxjerrë pa shenja jete nga mjeti. Ndërkohë, në kamion ndodheshin një burrë dhe një grua, të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen tragjike. Pas ngjarjes, familjarë dhe të afërm të viktimave kanë shprehur dhimbjen e tyre përmes rrjeteve sociale....
Burimi:
gijotina.com