Dy shqiptarë arrestohen në Angli për trafik kokaine dhe dokumente false
Autoritetet britanike kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë në Norwich, të dyshuar për përfshirje në trafik të lëndëve narkotike dhe përdorim dokumentesh të falsifikuara. Të arrestuarit janë Gjosardo Suli, 28 vjeç, dhe Denis Brahimi, 24 vjeç, të cilët dyshohet se janë kapur me sasi kokaine dhe shuma të konsiderueshme parash, si dhe me dokumente të dyshuara të falsifikuara. Sipas mediave britanike, arrestimi është kryer më 17 mars, pasi automjeti me të cilin udhëtonin pothuajse u përplas me një makinë policie në rrugën “Prince of Wales”. Gjatë ndërhyrjes, të dy personat dyshohet se kanë tentuar të identifikohen me të dhëna të rreme, ndërsa në automjet janë gjetur disa qese me kokainë. Hetimet e mëtejshme kanë çuar në kontrolle edhe në disa banesa, ku policia ka sekuestruar sasi...
Burimi:
gijotina.com