Dy punonjëset në Bilisht vodhën 22 mln lekë, reagon Posta Shqiptare: Nuk janë prekur pensionet!

Dy punonjëset në Bilisht vodhën 22 mln lekë, reagon Posta Shqiptare: Nuk janë prekur pensionet!

posta shqiptare KORÇË- Posta Shqiptare ka reaguar lidhur me procedimin e dy punonjësve të postës në Zyrën Postare Bilisht, duke theksuar se ka depozituar zyrtarisht kallëzim penal pranë organeve kompetente të drejtësisë. Përmes një deklarate për mediat, Posta Shqiptare siguron qytetarët se fondet e pensioneve nuk janë cënuar dhe shpërndarja e tyre vijon normalisht, pa asnjë ndërprerje, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimit për të gjithë përfituesit.  Në reagim, Posta thekson se ka bashkëpunuar dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë plotësisht me organet e hetimit për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm. Njoftimi i plotë i Postës: Posta Shqiptare informon opinionin publik se, pas konstatimit të disa parregullsive në administrimin e fondeve financiare në Zyrën Postare Bilisht, Filiali...