Dy punonjëset grabitën 22 mln lekë nga pensionet dhe ndihmat ekonomike/ Reagon Posta Shqiptare: Shpërndarja e pensioneve vijon normalisht
Policia e Korçës njoftoi sot se ka nisur hetimin për dy punonjëse të Postës Shqiptare në Bilisht, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur fonde. Bëhet fjalë për -P. Sh., 29 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë, Devoll dhe E. Ç., 27 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë arkëtare-llogaritare, në degën postare Devoll. Në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026, ato kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës, duke shpërdoruar detyrat .Shtetasja P. Sh. dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike (kryesisht të pensionistëve që jetonin jashtë shtetit), duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, ndërsa shtetasja E. Ç. dyshohet se ka manipuluar, hequr dhe...
Burimi:
top-channel.tv