Dy ngjarje të rënda trondisin vendin brenda 10 minutash, Policia e Tiranës jep detaje
Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi dy ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura brenda 10 minutash pasditen e sotme. Sipas policisë 31-vjeçari Egli Pashollari është goditur me thikë gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes” dhe ka humbur jetën në spital. 10 minuta më pas në orën 15:50 është plagosur me armë zjarri 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, por nuk bën të dituar detaje për shkak të hetimit. Autori i vrasjes me thikë është Gazmend Buçpapa, ndërsa autori i plagosjes me armë është Besjan Ferazini. Tiranë/Informacione paraprake -Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E....
Burimi:
kohajone.com