Dy ngjarje brenda 10 minutash, policia me njoftim zyrtar për vrasjen dhe plagosjen në zonat e ndryshme të Tiranës: Autorët janë identifikuar

Dy ngjarje brenda 10 minutash, policia me njoftim zyrtar për vrasjen dhe plagosjen në zonat e ndryshme të Tiranës: Autorët janë identifikuar

Policia ka dhënë një njoftim zyrtar për dy ngjarje që ndodhën brenda 10 minutash në kryeqytet, me pasojë në jetë njerëzish. Sipas bluve, 31-vjeçari i vrarë me thikë pas një sherri në rrugën “Kongresi i Lushnjes” ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë edhe plagosja që ka ndodhur në një zonë tjetër të Tiranës, po hetohet, ndërsa i lënduari 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital. Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital,...