“Dy muaj pa rroga”/ Punonjësja e larguar nga puna kërcënon se do të hidhet nga shtylla

“Dy muaj pa rroga”/ Punonjësja e larguar nga puna kërcënon se do të hidhet nga shtylla

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kuçovë. Një punonjëse pastrimi e kompanisë “Viola Green” ka hipur në majë të një shtylle pranë ish-Uzinës së Kuçovës dhe ka kërcënuar se do t’i japë fund jetës, pasi prej dy muajsh nuk ka marrë pagën. Pamjet e ngjarjes janë shpërndarë në rrjetet sociale nga Lefter Maliqi, i cili ka reaguar ndaj kryetarit të Bashkisë, Kreshnik Hajdari duke e akuzuar për paaftësi dhe korrupsion. Sipas tij, kompania “Viola Green” ka përfituar tendera me vlerë mbi 1.7 miliardë lekë, ndërsa punonjësit janë lënë pa paga dhe disa prej tyre janë pushuar nga puna. Postimi i Maliqit E rëndë! Po ndodh tani ne Kuçovë! Punonjësja e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish Uzina Kuçovë...