Dy makina të grabitura në Malësi të Madhe, pranga 22-vjeçarit. Arrestohen xhaxhallarët tij për drogë dhe armëmbajtje pa leje
Tre persona janë arrestuar në Malësinë e Madhe për vjedhje të automjeteve, drogë dhe armëmbajtje pa leje. Një 22-vjeçar ra në prangat e policisë pasi dyshohet se ka vjedhur dy makina, në fshatin Selcë. Po ashtu u arrestuan dhe dy xhaxhallarët e tij, pasi në banesën e tyre u gjetën 2 armë gjahu, dhe 1 kg e 150 gramë kanabis. “Zbardhen 2 raste të vjedhjes së automjeteve, në fshatin Selcë, vihet në pranga 22-vjeçari. Ai u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin që e kishte vjedhur 2 ditë më parë. Posedonin 1 kg e 150 gramë kanabis dhe 2 armë gjahu, në banesë, vihen në pranga 2 shtetas (xhaxhallarët e 22-vjeçarit). Sekuestrohen 2 automjetet e vjedhura, 2 armët e gjahut dhe lënda narkotike. Si rezultat...
Burimi:
top-channel.tv