Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme pranë urës së Peqinit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Nga përplasja e fortë, mjetet kanë pësuar dëme të mëdha, ndërsa qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor është bllokuar për momentin. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, normalizimin e trafikut dhe largimin e mjeteve të aksidentuara.
Burimi:
gijotina.com