Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’

Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’

Andrea Formiga, kirurg italian, drejtor i qendrës mjekësore CIBO në Milano për trajtimin e mbipeshës dhe obezitetit, është në hetim nga Prokuroria e Padovës në Itali bashkë me dietologen e së njëjtës qendër Alessandra Freda. Kur këshillimi ushqimor nuk mjaftonte, dietologia nuk sugjeronte opsion tjetër, veç ngushtimit të stomakut te mjeku ekspert për trajtimin e obezitetit me teknika kirurgjikale, Andrea Formiga. Dietologia Alessandra Freda Por çfarë e lidh kirurgun italian me Shqipërinë? Historia nis në dhjetor të vitit 2025. Një sipërmarrës italian, 54-vjeçari Massimo Ferro, prej vitesh në një betejë pa sukses për të humbur peshë, ra në kontakt me kirurgun Andrea Formiga në klinikën private në Milano. Mjeku i sugjeroi menjëherë zgjidhjen ‘magjike’ të dobësimit, ngushtimin e stomakut, një ndërhyrje që në Itali, do...